top of page

Shiste veshje kontrabandë nga Greqia, arrestohet 49-vjeçarja, Estela Kapo në Shqipëri

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 13 hours ago
  • 1 min read

Administratorja e një dyqani rrobash në Yzberisht është vënë në pranga nga policia pasi shiste rroba të të kontrabanduara nga Greqia. 49-vjeçarja e arrestuar është identifikuar si Estela Kapo.


Sipas policisë, dyshohet se rrobat janë vjedhur në Greqi dhe më pas janë kontrabanduar drejt vendit tonë.


Pas kontrollove të kryera blutë bëjnë me dije se dyqani në rrugën “Demneri”, u bllokua, teksa veshjet u sekuestruan si provë materiale.


“Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSh, si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara për një rast të kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Outlet”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasja:


E. K., 49 vjeçe, banuese në Tiranë.


Gjatë kontrollit në subjektin tregtar që administronte kjo shtetase, në rrugën “Demneri”, Yzberisht, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme veshjesh të ndryshme, për të cilat ajo nuk dispononte dokumentacion doganor apo fatura blerjeje”, njoftoi sot policia.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ NOA

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page