Shkolla feston, qyteti kujton: Vangjush Simaku mes nesh
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Updated: 1 day ago
Vangjush Simaku – studiues i përkushtuar, publicist i palodhur, mësues i brezave dhe një ndër drejtuesit e spikatur të gjimnazit “Themistokli Gërmenji” – vjen sërish mes nesh, këtë herë përmes kujtimeve që ai na la të gjalla dhe të çmuara.
Në 60-vjetorin e shkollës sonë, prania e tij ndjehet edhe më fort. Ai ishte një nga ata njerëz që i dhanë emër dhe dinjitet institucionit, që e udhëhoqën me urtësi, që ndërtuan ura mes dijes dhe rinisë, dhe që lanë mbresa të pashlyeshme në auditorë, në zemrat e nxënësve dhe në historinë e shkollës.
Sot, teksa festojmë këtë përvjetor të rëndësishëm, ne nderojmë figurën e tij me mirënjohje dhe respekt, duke kujtuar kontributin e një njeriu që i dha shumë arsimit dhe kulturës së qytetit. Kujtimet e tij mbeten udhërrëfyese, shembull frymëzimi dhe pjesë e identitetit të “Themistokli Gërmenjit”.
I paharruar qoftë!
"KORCA BOOM"



















