top of page

Policia sekuestron sasi kafeje dhe procedon 38-vjeçarin T. B.”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka filluar procedimi penal ndaj shtetasit T. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.


Procedimi penal është iniciuar pas kontrollit të kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në momentin e hyrjes së tij në Republikën e Shqipërisë.


Gjatë kontrollit, në automjetin e këtij shtetasi u gjet një sasi kafeje e dyshuar e kontrabanduar, e cila nuk ishte e shoqëruar me dokumentacion të rregullt doganor. Sasia e kafesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page