top of page

Shkrumbohet gjatë natës makina në Korçë, ja DYSHIMET e para!

  • 2 days ago
  • 1 min read

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Ravonik, në Korçë.


Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00 të së dielës. Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.


Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, automjeti është djegur plotësisht nga zjarri.


Ndërkohë, policia në Korçë po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page