"SHKUNDET" GREQIA/ Regjistrohen lëkundje tërmeti me 4.1 Rihter në ...
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter u regjistrua të hënën në mëngjes në zonën e Karditsës, në Greqi.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, lëkundja sizmike është lokalizuar 4 kilometra në verilindje të Morfovounit, në prefekturën e Karditsës.
Thellësia fokale është vlerësuar në rreth 10 kilometra, bazuar në të dhënat e Zgjidhjes së Rishikuar.
Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















