top of page

Short i vështirë për Shqipërinë, por Duka mbetet optimist për rrugën drejt Botërorit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, komentoi për fshf.org shortin e play-off-it për Kupën e Botës 2026 dhe theksoi se është shumë i lumtur që Kombëtarja shqiptare arriti të jetë pjesë e këtij turneu. Ai vuri në dukje se të gjitha skuadrat janë të forta, por fokusi i ekipit duhet të jetë fillimisht te ndeshja e parë ndaj Polonisë.


“Jam shumë i lumtur që jemi në short për play-off. Nuk prisja ndonjë dhuratë, pasi të gjitha ekipet janë të forta. Polonia është një skuadër me të cilën kemi luajtur në dy-tri vitet e fundit dhe ka një nga yjet e futbollit europian. Megjithatë, ne do të tentojmë shanset tona. Duhet të përqendrohemi maksimalisht te Polonia dhe të shpresojmë për ta kaluar,” tha Duka.


Sa i përket një finale të mundshme ndaj Ukrainës ose Suedisë, Duka theksoi se nuk ka pasur ndonjë preferencë për kundërshtarin e fazës së dytë dhe shtoi se çdo skuadër në vazon e dytë është e fortë.


“Ne nuk jemi skuadra favorite për ta kaluar këtë play-off, por do të bëjmë maksimumin. Futbolli nuk është matematikë; është një lojë me shumë të papritura dhe emocione, dhe shpresoj që t’i dhurojmë sportdashësve tanë emocione pozitive,” përfundoi presidenti.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page