Operacion i SPAK kundër pastrimit të parave, 4 të arrestuar/ Mes tyre edhe një i shpallur në kërkim ndërkombëtar
- 1 hour ago
- 1 min read
SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për pastrim parash, ku në orët e para të mëngjesit janë ekzekutuar disa masa sigurie në Shqipëri dhe jashtë saj.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar katër persona, ndërsa disa të tjerë, për të cilët janë caktuar masa sigurie, rezultojnë të ndodhen jashtë territorit shqiptar.
Një pjesë e arrestimeve janë kryer nga autoritetet italiane, në bashkëpunim me strukturat shqiptare të drejtësisë dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, në kuadër të një operacioni të koordinuar kundër aktivitetit kriminal dhe pastrimit të parave.
Mes të arrestuarve ndodhet edhe Ergys Kastrati, i cili prej dy vitesh rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe kërkohej nga autoritetet italiane.
Sipas burimeve, hetimet lidhen me dyshime për pastrim parash dhe aktivitete të tjera kriminale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me shtrirje ndërkombëtare.
Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që SPAK të japë në vijim detaje të tjera zyrtare lidhur me personat e përfshirë, akuzat konkrete dhe rezultatet e aksionit.
"KORÇA BOOM"
















