top of page

Shpallet në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se abuzoi seksualisht me një 10-vjeçar

  • 40 minutes ago
  • 1 min read

Policia e Shtetit ka njoftuar një rast të rëndë në Gjirokastër ku dyshohet se një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, në prani të dy të miturve të tjerë të moshës 9 dhe 10 vjeç, ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.


Komisariati i Policisë Gjirokastër ka referuar materialet në Prokurori dhe ka shpallur në kërkim një 17-vjeçarin i cili është larguar në drejtim të Greqi, përpara se i mituri dhe prindërit e tij të paraqiteshin në polici për të bërë kallëzim.


Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.


Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page