Shpërthim me tritol, lënda plasëse ishte vendosur në derën e një dyqani
May 10
1 min read
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Laç në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku një sasi tritoli është vendosur në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet brenda një kompleksi shërbimesh.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar autorët.
“KORÇA BOOM”
















