top of page

Shqiptari 27-vjeçar pl*gos rëndë një qytetar në Volos

  • 44 minutes ago
  • 1 min read

Policia në Volos ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i dyshuar për plagosjen e rëndë të një shtetasi vendas pas një konflikti, ku është përdorur edhe armë.


Sipas autoriteteve greke, i riu akuzohet se i ka shkaktuar dëmtime të rënda trupore kundërshtarit të tij, duke e qëlluar në sy me një pistoletë ajrore pas një debati të ashpër.


Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa autori është lokalizuar gjatë orëve të natës nga forcat e policisë, teksa udhëtonte me automjet. Gjatë kontrollit të ushtruar, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një kartëmonedhë 50 euro të dyshuar si të falsifikuar.


Për këtë arsye, ndaj tij është ngritur edhe një akuzë shtesë për qarkullim të monedhave dhe mjeteve të pagesës së falsifikuara.


I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet.


Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, rreth 5.14 gramë, si dhe sende të tjera të paligjshme.


Autoritetet bëjnë me dije se i arrestuari pritet të dalë përpara Prokurorisë së Gjykatës Penale në Volos, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page