top of page

Shqiptari që po “pushton” Italinë me gola, emri që po bën bujë

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Emri i Gabriel Kulla po përmendet gjithnjë e më shpesh në mediat italiane, teksa i riu me origjinë shqiptare po shkëlqen në kampionatin Primavera me fanellën e Sassuolo.


I lindur në vitin 2008, Kulla po konkurron në një nivel më të lartë se grupmosha e tij, duke qenë pjesë e një kampionati ku aktivizohen edhe lojtarë të lindur në 2006 dhe 2007.

Pavarësisht kësaj, ai ka arritur të bëjë diferencën, duke u kthyer në një nga sulmuesit më të spikatur të ekipit.


Me 14 gola të shënuar deri tani këtë sezon, përfshirë një tregolësh spektakolar ndaj Hellas Verona, ai po konfirmohet si një “bomber” i vërtetë në futbollin e të rinjve në Itali.


Edhe sezoni i kaluar ishte mbresëlënës për Kullën, i cili në kategorinë U-17 realizoi plot 21 gola në 25 ndeshje, duke treguar instinkt të lindur për golin dhe vazhdimësi në performancë.


Forma aktuale ngre pritshmëri të mëdha për të ardhmen e tij, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të arrijë të thyejë rekordin personal të sezonit të kaluar.


Me këtë ritëm, Gabriel Kulla konsiderohet një nga talentet më premtues shqiptarë jashtë vendit, që në të ardhmen mund të japë një kontribut të rëndësishëm për Kombëtarja e Shqipërisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page