top of page

Shqiptarët në qendër të trafikut: 9 të ndaluar dhe dhjetëra mijëra euro të sekuestruara

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 17
  • 1 min read

Në fazën e parë të një operacioni kundër trafikut të drogës, u arrestuan dy çifte shqiptarësh, ndërsa me vijimin e hetimeve numri i të ndaluarve u rrit në nëntë. Mes tyre janë edhe katër gra shqiptare dhe një shtetas italian, i cili dyshohet se ishte i lidhur me grupin kriminal.


Gjatë operacionit u dokumentuan mbi 100 raste të shitjes së kokainës. Tek një prej të arrestuarve, shtetasi italian, u gjetën 800 gramë të lëndës narkotike. Kontrollet e mëvonshme çuan në sekuestrimin e 300 gramëve të tjerë droge dhe të një shume prej 40,700 euro në para të gatshme. Paratë ishin fshehur në një ndarje të posaçme, e cila përdorej për t’iu shmangur kontrolleve të policisë.


Në fazën përfundimtare të operacionit, e cila u zhvillua gjatë natës, morën pjesë rreth 30 efektivë të karabinierëve të Komandës Provinciale të Teramos, dy njësi me qen antidrogë nga Chieti dhe një helikopter i Njësisë së 5-të të Karabinierëve nga Pescara.


U kryen gjithsej 13 kontrolle në banesa, gjatë të cilave u sekuestruan edhe 12,000 euro të tjera që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme e trafikut të drogës. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin kriminal.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page