Shqipëria, në fund të rajonit për financim në shëndetësi
- 22 hours ago
- 1 min read
Raporti i publikuar nga “Together for Life” ngre shqetësimin për gjendjen kritike të financimit publik të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Sipas raportit “Monitorimi i Shpenzimeve të Sektorit të Shëndetësisë 2025”, vendi ynë mbetet ndër më pak të financuarit në rajon, pavarësisht deklarimeve të qeverisë për rritje të buxhetit në shëndetësi.
Shpenzimet e Shqipërisë për shëndetësinë për banor rezultojnë 33% më të ulëta nga mesatarja e vendeve të Ballkani Perëndimor dhe 42% më të ulëta se mesatarja e vendeve te Rajonit.
Për vitin 2025, shpenzimet për shëndetësinë në Shqipëri përbëjnë vetëm 2.9% të PBB-së dhe 9.6% të buxhetit publik, ndërsa financimi për frymë arrin në vetëm 590 dollarë, niveli më i ulët në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë nga xhepi gati gjysmën e kostove shëndetësore, me 48.27% të shpenzimeve totale, niveli më i lartë në rajon.
Sipas raportit, këto tregues e vendosin larg objektivave të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030 dhe premtimeve të qeverisë për shëndetësi falas.
Investime të parealizuara dhe dobësi në menaxhimin e fondeve.
përmirësim të situatës, rekomandohet rritje e peshës së financimit publik për shëndetësinë në raport me PBB dhe shpenzimet publike totale. Po ashtu, forcimi i skemës së sigurimit shëndetësor me synim uljen e pagesave nga xhepi.
Zgjerimi i paketave të mbuluara nga skemat e rimbursimit për qytetarët dhe përmirësimi i transparencës dhe monitorimit të investimeve publike dhe performancës së spitaleve./acqj.al
"KORÇA BOOM"
















