top of page

Shteti merr drejtimin e shërbimeve të sterilizimit në spitale

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 20 hours ago
  • 1 min read

Qeveria ka vendosur krijimin e një shoqërie aksionare në pronësi të plotë të shtetit për ofrimin e shërbimeve të integruara të sterilizimit në sistemin publik shëndetësor.


Vendimi nr. 845 i Këshillit të Ministrave, i marrë më 30 dhjetor 2025, është publikuar ditën e sotme në Fletoren Zyrtare. Ky vendim vjen ndërsa SPAK po heton kontratën e mëparshme, procedurat e dhënies, zbatimin dhe kostot për buxhetin, përfshirë përgjegjësitë penale të zyrtarëve të përfshirë. Mes personave nën hetim ndodhet edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.


Shoqëria e re, “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit” (OSHIS sh.a.), do të ketë një kapital fillestar prej 200 milionë lekësh, të financuar nga buxheti i vitit 2026 i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.


Kjo iniciativë synon të adresojë problemet historike të shërbimeve të sterilizimit, një prej shërbimeve më të rëndësishme të sistemit shëndetësor publik në vend. Mbetet për t’u parë nëse OSHIS sh.a. do të sjellë një funksionim më të standardizuar, transparent dhe efikas në këtë sektor kritik.

"KORCA BOOM"


bottom of page