top of page

SITUATA PROBLEMATIKE/ Rreth 1800 familje pa energji në Korçë, rrugë të dëmtuara dhe argjinatura të çara nga shirat

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 22 hours ago
  • 1 min read

Shirat e dendur dhe moti i keq vijojnë të shkaktojnë probleme serioze në qarkun e Korçës. Rreth 1800 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në disa zona të bashkive Korçë, Maliq, Pogradec dhe Kolonjë, ndërsa defektet po ndikojnë si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale.


Në Maliq, situata paraqitet më e rënduar për shkak të çarjeve në argjinaturën e Lumit Devoll. Nivel i lartë ujërash vijon të rrezikojë zonat përreth, ndërsa ndërhyrja për riparim për momentin konsiderohet e vështirë.


Në Pogradec, Lumi i Verdovës ka shembur një pjesë të karrexhatës, duke kufizuar qarkullimin vetëm në një korsi. Rrëshqitje dhe çarje terreni janë raportuar edhe në zonën e Çërravës, ku një banesë ndodhet në rrezik nga zhvendosja e dherave.


Në bashkinë Devoll, reshjet kanë sjellë dëmtime në argjinaturat përreth lumit Oshticë dhe luginave të vogla të fshatrave, ndërsa fshati Përparimaj ka kërkuar ndërhyrje për të shmangur përmbytjet e tokave dhe rrugëve lokale.


Në Kolonjë janë pastruar disa nga rrugët rurale të bllokuara, ndërsa ngricat kanë kërkuar kriposje të akseve në Ersekë. Në disa zona si Shemetirë, Gjanç dhe Kakaç, lëvizja mbetet e vështirësuar për shkak të prishjeve në rrugë dhe tyre.


Në bashkinë Pustec, puna vazhdon për pastrimin e përrenjve dhe hapjen e segmenteve që lidhen me fshatrat përreth.

“KORÇA BOOM”


bottom of page