Situatë alarmante: Një tjetër sulm me a*më në ambientet e një gjimnazi
- 6 hours ago
- 1 min read
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, këtë herë në një shkollë të mesme në Kahramanmaraş, ku persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr brenda dhe në afërsi të ambienteve të gjimnazit.
Sipas raportimeve paraprake, nga të shtënat ka persona të plagosur, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbime emergjente. Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për neutralizimin e rrezikut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Guvernatori i provincës, Mükerrem Ünlüer, konfirmoi se bëhet fjalë për një incident serioz dhe se strukturat përkatëse janë angazhuar maksimalisht.
“Po ndodh një incident i rëndë në një nga shkollat tona. Kemi marrë njoftime për të plagosur dhe po e trajtojmë çështjen me seriozitet të plotë,” deklaroi ai.
Ngjarja vjen vetëm një ditë pas një tjetër sulmi me armë zjarri në një shkollë profesionale në Şanlıurfa, ku një 19-vjeçar hapi zjarr duke plagosur 16 persona. Autori, i cili mësohet se kishte qenë më parë nxënës i kësaj shkolle, u neutralizua nga policia.
Autoritetet turke janë në gatishmëri të lartë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur motivet dhe autorët e këtyre ngjarjeve të rënda që kanë shkaktuar alarm në opinionin publik.
“KORÇA BOOM”
















