top of page

Skandal në burg / Drejtori dhe punonjësit nën hetim për vjedhje karburanti dhe falsifikim dokumentesh

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Në vitin 2023 është zbuluar një rast i rëndë abuzimi dhe skandali në burgun e Fushë Krujës, ku drejtori i atëhershëm, Qazim Hoxha, dhe disa punonjës janë marrë nën hetim. Sipas prokurorisë, ata dyshohen për vjedhje të naftës së institucionit, e cila më pas është përdorur për nevoja personale.


Hetimi nisi pas një raporti të marrë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje (SHKBB), që nxori në pah dyshime mbi përdorimin e një automjeti tip “Renault” me targë TR 2486 J. Ky automjet, sipas dokumentacionit zyrtar, pretendonte të kryente mbi 2000 kilometra në muaj dhe të harxhonte 300 litra naftë, por nga verifikimet doli se kishte dalë nga institucioni vetëm 22 herë në një periudhë njëmujor e gjysmë.


Më tej, nga përgjimet dhe vëzhgimet e kryera nga SHKBB, u konstatua se automjeti nuk ishte në institucion gjatë disa ditëve të kontrolluara dhe dyshohet se karta elektronike për karburantin e automjetit është përdorur për mbushjen e makinave personale, përfshirë ato të drejtorit.


Raportet e falsifikuara dhe fletë udhëtimet fiktive për këtë automjet arrijnë në mbi 19,000 kilometra në periudhën e hetuar, duke vërtetuar manipulimin e dokumentacionit dhe keqpërdorimin e burimeve.


Pas këtyre zbulimeve, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës për drejtuesin e burgut.

Hetimet vijojnë për të identifikuar dhe ndëshkuar të gjithë personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, që cenon besimin dhe integritetin e institucioneve.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page