top of page

Skandal në sport: Trajneri akuzohet për ngacmim të vajzave të mitura

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një trajner sportiv 50-vjeçar nga Plevlja është arrestuar nga policia malazeze në qytetin e Budvës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 14-vjeçare që stërviste në klubin ku ai punonte. Autori i dyshuar, i identifikuar me inicialet M.G., është marrë në pyetje menjëherë pas ndalimit.


Sipas njoftimit të Policisë së Malit të Zi, hetimet e deritanishme kanë treguar se M.G. mund të jetë i përfshirë edhe në një rast tjetër të ngjashëm të ndodhur rreth dy vjet më parë në Tivat, ku një tjetër vajzë e mitur, anëtare e klubit sportiv, e kishte akuzuar për sjellje të papërshtatshme.


Në deklaratën zyrtare të policisë thuhet se: “Pas një sërë veprimesh hetimore të kryera nga Departamenti i Sigurisë së Budvës në bashkëpunim me oficerët e Departamentit të Sigurisë së Plevlës, M.G., 50 vjeç, nga Plevlja, i punësuar si trajner sportiv, u arrestua nën dyshimin për abuzim me profesionin dhe autoritetin e tij zyrtar, pasi të miturat iu ishin besuar për kujdes gjatë ushtrimeve sportive.”


Pas arrestimit, M.G. u dërgua në Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit në Kotorr, ku ndaj tij është ngritur kallëzim penal për ngacmim seksual dhe shpërdorim të detyrës. Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse ai mund të ketë qenë i përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page