top of page

Skenë e pazakontë: E moshuara kapërcen kangjellat për të hyrë brenda në SPAK

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një incident i pazakontë është regjistruar ditën e sotme pranë ambienteve të SPAK, ku një grua e moshuar ka tentuar me çdo kusht të hyjë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.


Sipas burimeve, ajo nuk është lejuar të futet nga hyrja kryesore, e cila është e pajisur me derë hekuri dhe kontroll sigurie. Megjithatë, e vendosur për të hyrë brenda, gruaja ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë, duke u ngjitur mbi kangjellat rrethuese.


Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe personelit të sigurisë, ndërsa mbetet e paqartë arsyeja që e shtyu të moshuarën drejt këtij veprimi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page