top of page

Skënder Hita mesazh Policisë së Shteti: Tregoni profesionalizëm, por mos u tërhiqni

Oct 15
1 min read

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka përcjellë një mesazh të fortë gjatë konferencës së sotme për mediat, duke paralajmëruar se çdo person që ushtron dhunë ndaj efektivëve të Policisë apo dëmton pronën publike dhe private do të përballet me ligjin.


Hita u bëri thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të tregojnë profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje gjatë ushtrimit të detyrës, por njëkohësisht u kërkoi të mos tërhiqen përballë akteve të dhunës.


“Çdo sulm ndaj uniformës së Policisë është sulm ndaj shtetit ligjor dhe shtetit. Kush ka ushtruar dhunë ndaj Policisë, ka dëmtuar institucionet, pronën publike dhe private, do të identifikohet dhe do të përballet me ligjin. Ju kërkoj që të tregoni profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe të mos provokoheni, por mos u tërhiqni”, deklaroi Hita.


Në përfundim, Hita dha një mesazh të prerë, duke theksuar se vetëpërmbajtja e forcave të rendit nuk duhet interpretuar si shenjë dobësie.


“Mesazhi është i qartë dhe i prerë: Mos e ngatërroni vetëpërmbajtjen me dobësinë. Policia nuk tërhiqet përballë dhunës. Institucionet dhe qytetarët do të mbrohen”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page