Ndërpritet uji në një lagje të Korçës, ja kur pritet të rikthehet furnizimi
3 minutes ago
1 min read
Një defekt i konstatuar në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm ka lënë pa ujë banorët e lagjes nr. 17 në qytetin e Korçës.
Menjëherë pas konstatimit të problematikës, grupet e punës kanë dalë në terren dhe kanë nisur ndërhyrjen për riparimin e defektit.
Sipas njoftimit të Ujësjellës-Kanalizimeve Korçë, furnizimi me ujë pritet të rikthehet në një kohë të shkurtër, pas përfundimit të punimeve në rrjet.
“KORÇA BOOM”
















