Lëkundje të forta sizmike në mes të natës, sa ishte magnituda e tërmetit?
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë ka goditur zonën detare në jug të ishullit të Kretës në Greqi, në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, më 13 nëntor.
Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), lëkundjet u regjistruan rreth orës 02:05 me kohën lokale, me epiqendër në Detin Mesdhe, rreth 74 kilometra në jug të qytetit të Heraklionit.
Tërmeti kishte një thellësi prej rreth 43 kilometrash nën sipërfaqen e tokës, ndërsa magnituda fillestare u vlerësua 5.1 ballë.
Qendra Evropiane e Koordinimit për Fatkeqësitë (GDACS) e klasifikoi ngjarjen me nivel të ulët të ndikimit të mundshëm humanitar, duke marrë parasysh magnitudën dhe popullsinë e ekspozuar.
Deri në raportimet e para nuk kishte të dhëna të konfirmuara për viktima apo dëme të mëdha materiale. Ndërkohë, institucionet sizmologjike vijojnë monitorimin e aktivitetit në zonë, pasi të dhënat për magnitudën dhe thellësinë mund të përditësohen pas analizave të mëtejshme.
Greqia konsiderohet një nga rajonet më aktive sizmike në Evropë, për shkak të pozicionit të saj në një zonë të ndërveprimit të pllakave tektonike.
“KORÇA BOOM”
















