top of page

Lajm i mirë për pacientët që nuk lëvizin dot nga shtëpia, çfarë pritet të ndryshojë!

7 hours ago
1 min read

Pacientët që për shkak të gjendjes shëndetësore nuk kanë mundësi të paraqiten në qendrat shëndetësore pritet të përfitojnë kujdes mjekësor në banesë në të gjithë vendin.


Aktualisht, ky shërbim ofrohet në rreth 50% të qendrave shëndetësore, ndërsa objektivi i Ministrisë së Shëndetësisë është që të shtrihet në 100% të tyre.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka deklaruar se për të arritur këtë synim, shërbimi duhet të përfshihet në paketën e kujdesit shëndetësor parësor dhe të ketë një financim të përcaktuar.


“Fondi i kujdesit shëndetësor duhet ta përfshijë në paketën e kujdesit shëndetësor parësor dhe ta kostifikojë këtë eksperiencë, që nga afërsisht 50% të qendrave ta çojmë në 100% të qendrave tona shëndetësore”, u shpreh Spahiu.


Deklarata u bë gjatë përmbylljes së projektit 12-vjeçar “Shëndet për të Gjithë”, i mbështetur nga qeveria zvicerane.


Në kuadër të këtij projekti janë mbështetur 208 qendra shëndetësore, janë rehabilituar ose rindërtuar 31 objekte dhe kanë përfituar shërbime mbi 241 mijë banorë. Gjithashtu, janë trajnuar 2.419 mjekë dhe infermierë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page