top of page

SKËNDERBEU/ 5 ndeshje në 30 ditë. Ja përballjet e mbetura dhe kur luhen dy finalet, me Pogradecin dhe Laçin!

  • 15 hours ago
  • 1 min read

Edhe 5 ndeshje kanë mbetur deri në fundin e kategorisë së parë, ndërkohë që këto 450 minuta të fundit duket se janë përballje jo vetëm interesantë, por edhe vendimtare si për kreun, por edhe fundin e tabelës së klasifikimit.


Skënderbeu në këto javë ka edhe përballjet me dy skuadrat që e ndjekin nga afër, Laçin dhe Pogradecin, ndërkohë që këto dy takime do të luhen në dy javët e fundit.


Përpara se të mbërrihet në fund, tre takimet e radhës janë venimtare, ku ndaj Ilirisë dhe Kastriotit, bardhekuqtë do të luajnë në shtëpi dhe kanë vetëm një transfertë të vështirë në Burrel për të luajtur në javën e 30-të.


4 prill-3 maj, janë harku kohor i një muaji, teksa Skënderbeu do të luajë të 5 ndeshjet e thënë ndryshe mesatarisht 1 ndeshje në 6 ditë.


Më poshtë kemi sjellë datat dhe oraret e Skënderbeut tashmë të bëra zyrtare nga FSHF-ja dhe që janë përcaktuar për këtë skuadër që synon jo vetëm superligën, por edhe titullin kampion të kësaj kategorie.

 

JAVA 29

4 prill 2026 (E SHTUNË)

ORA 15:00 Skënderbeu-Iliria

 

JAVA 30

11 prill 2026 (E SHTUNË)

ORA 15:00 Burreli-Skënderbeu

 

JAVA 31

19 prill 2026 (E DIEL)

ORA 15:00 Skënderbeu-Kastrioti

 

JAVA 32

25 prill 2026 (E SHTUNË)

ORA 15:00 Pogradeci-Skënderbeu

 

JAVA 33

3 maj 2026 (E DIEL)

ORA 15:00 Skënderbeu-Laçi

“KORÇA BOOM”


bottom of page