SKËNDERBEU/ Nga Luftëtari te Apolonia. Ja 5-së javët zyrtare të bardhekuqve. Datat dhe oraret!
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Kategoria e parë rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 7-të, ndërkohë që pesë javët e ardhshme tashmë janë bërë zyrtare nga zyra e FSHF-së që ka zbardhur kalendarin me datat dhe oraret për të gjitha duelet.
Skënderbeu kryesues i kategorisë së parë, rikthehet këtë të dielë me ndeshjen e javës së 7-të në Gjirokastër, ku e pret Luftëtari në një sfidë vërtet të vështirë, por që objektivi është që bardhekuqtë të mos dalin pa pikë.
Në javën e 8-të Skënderbeu rikthehet në shtëoi të premten e 24 tetorit me takimin ndaj Besës, ndeshje e cila do të startojë në orën 17:00. Më pas në javën e 9-të Skënderbeu luan në transfertë me Kastriotin dhe kjo ndeshje luhet në mesjavën e 29 tetorit, pra ditën e mërkurë.
Javën e 10-të, Skënderbeu pret Korabin dhe kjo ndeshje është planifikuar të luhet më 2 nëntor dhe do të startojë në orën 17:00. Ndeshjen e fundit dhe përmbyllëse të fazës së parë, Skënderbeu e luan në Fier dhe ky takim do të luhet më 9 nëntor, ditën e dielë.
Më poshtë sjellim oraret dhe datat zyrtare të pesë dueleve të radhës të Skënderbeut:
Java 7
E Dielë 19 tetor 2025
Ora 14:00 Luftëtari-Skënderbeu
Java 8
E Premte 24 tetor 2025
Ora 17:00 Skënderbeu-Besa
Java 9
E Mërkurë 29 tetor 2025
Ora 14:00 Kastrioti-Skënderbeu
Java 10
E Dielë 2 Nëntor 2025
Ora 17:00 Skënderbeu-Korabi
Java 11
E Diele 9 Nëntor 2025
Ora 14:00 Apolonia-Skënderbeu
“KORÇA BOOM”
