Skënderbeu bie me nder, Partizani ‘rrëmben’ fitoren dramatike
top of page

Skënderbeu bie me nder, Partizani ‘rrëmben’ fitoren dramatike

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu-Partizani 2-3


Vërtet për të ardhur keq për Skënderbeu, që nuk arrin të rikthejë baraspeshën në ndeshjet për titullin kampion ndaj Partizani.


Në një ndeshje shumë cilësore dhe me ritëm të lartë nga të dy ekipet, u desh seti i pestë për të përcaktuar fituesin, dhe në fund fati i buzëqeshi Partizanit, që triumfoi në Korçë me rezultatin 2-3.


Seti i parë u fitua nga Partizani, ndërsa i dyti nga korçarët. Më pas, miqtë rikthyen avantazhin, por Skënderbeu reagoi duke barazuar sërish rezultatin, duke e çuar sfidën në setin vendimtar.


Në setin final, Partizani u tregua më i saktë dhe fitoi 15-11, duke siguruar kështu edhe fitoren e dytë në seri. Tashmë, kryeqytetasve u duhet edhe një fitore për të shpallur veten kampionë, ndërsa korçarët mbeten me shpresën për të përmbysur rrjedhën.


Megjithatë, djemtë e drejtuar nga Arben Prifti zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe me pak më shumë fat mund të kishin dalë fitues nga kjo përballje.

“KORÇA BOOM”


bottom of page