top of page

Skënderbeu-Burreli të shtunën/ Miqtë në 30 vjet nuk kanë fituar asnjëherë në stadiumin “Skënderbeu”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 13 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu-Burreli është ndeshja e javës së parë për korçarët, takim që luhet në stadiumin juglindor dhe që sigurisht Skënderbeu do të kërkojë vetëm fitoren, për t'i bërë një start sa më të mirë sezonit të ri 2025-2026 në kategorinë e parë.


Në prag të kësaj përballjeje të së shtunës, sigurisht që vijnë statistikat e përballjeve mes këtyre dy skuadrave. Në stadiumin “Skënderbeu” statistikat tregojnë se Skënderbeu ka pritur Burrelin në 30 vitet e fundit, pra në 3 dekada, vetëm 4 herë.


Dhe të katër ndeshjet, qoftë për kampionate, apo Kupë janë fituar nga Skënderbeu vendas, duke mos shënuar asnjë barazim dhe asnjë humbje. Me pak fjalë Burreli ka “tabu” dy rezultate të tjera, përveçse ka marrë vetëm humbje.


Një tjetër e veçantë është se Skënderbeu-Burreli është çift që prodhon vetëm gola, ndërkohë që Burreli pavarësisht se ka shënuar gjithmonë në stadiumin juglindor, po gjithmonë është mundur.

Gjithsesi të shohim dhe të presim çfarë do të ndodhë të shtunën në ndeshjen hapëse, ku sigurisht statistikat flasin në favor të Skënderbeut dhe pritet një ndeshje me gola.

 

Statistikat e përballjeve në 30 vitet e fundit në stadiumin “Skënderbeu”

08.10.2022 Skënderbeu-Burreli 4-1

03.11.2010 Skënderbeu-Burreli 2-1

28.02.2009 Skënderbeu-Burreli 3-1

24.10.1998 Skënderbeu-Burreli 2-1

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page