Lajm i rëndë: Ndërron jetë ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese
- 3 hours ago
- 1 min read
Është ndarë nga jeta në Tiranë ish-kryetari i Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, Rustem Gjata. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
I biri, juristi Çlirim Gjata, ka bërë me dije edhe detajet e ceremonisë mortore, e cila do të zhvillohet të mërkurën në orën 11:00, duke u nisur nga shtëpia funerale “Alba 2000”, në Rrugën e Durrësit në Tiranë.
“Të nderuar miq! Me hidhërim ju njoftoj se babai, Rustem Gjata, ndërroi jetë sot. Procesioni bëhet nesër, e mërkurë, dt. 29 prill, ora 11:00, duke u nisur nga shtëpia funerale ‘Alba 2000’, te Rruga e Durrësit. Me respekt, Çlirim Gjata”, thuhet në njoftimin e tij.
Rustem Gjata ka qenë një figurë e njohur në jetën juridike dhe politike të vendit. Në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1992, ai u zgjodh deputet i Partia Demokratike e Shqipërisë.
Më herët, ai kishte kontribuar në hartimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese si anëtar i Komisionit të Ligjeve. Më pas, me propozim të Partia Demokratike e Shqipërisë, u emërua kryetar i Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, detyrë që e mbajti deri në vitin 1995.
Ai kujtohet si një nga figurat e hershme të sistemit të drejtësisë kushtetuese në Shqipëri, me rol të rëndësishëm në periudhën e tranzicionit demokratik.
“KORÇA BOOM”
















