Skënderbeu dhe Devolli befasojnë: Nga stërvitja te ndeshja e papritur kontrolluese
- Korca Boom
- 10 hours ago
- 1 min read
Në kuadër të përgatitjeve për fundjavën, interesant ishte organizimi i seancës stërvitore të Skënderbeut dhe ekipit të Devollit. Të dy skuadrat kishin planifikuar stërvitjen para dite, në orën 11:00, dhe duke qenë se koha përkonte, drejtuesit vendosën të zhvillonin edhe një ndeshje kontrolli mes tyre.
Ky test miqësor u zhvillua pasi Skënderbeu po përgatitet për sfidën ndaj Burrelit, ndërsa Devolli përballë Këlcyrës. Për Skënderbeun, në fushë u aktivizuan të gjithë futbollistët që nuk luajtën në ndeshjen e Kupës një ditë më parë.
Sipas trajnerit Ernest Gjoka dhe teknikut të Devollit, Vasjan Ballço, kjo ndeshje kontrolli ka shërbyer mjaft mirë për të dy ekipet në funksion të ndeshjeve të radhës.
"KORCA BOOM"



















