SKËNDERBEU/ Dhunohet Saleh Nasr, arrestohen 2 persona!
- Korca Boom
- 6 days ago
- 1 min read
Dy shtetas 23 vjeçarë janë arrestuar nga policia e Korçës pasi mesditën e së enjtes kanë dhunuar sulmuesin Saleh Salem, lojtar i skuadrës së Skënderbeut.
Të dy të arrestuarit kanë goditur disa herë në kokë lojtarin egjiptian duke i shkaktuar plagë të rënda por jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë.
Po ashtu, burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë të cilët kanë shoqëruar dy të arrestuarit.
Pritet komunikata zyrtare e policisë së shtetit.
“KORÇA BOOM”
