top of page

SKËNDERBEU do “kokën” e Tiranës/ Të gjithë në stadium të premte në mbështetje të bardhekuqve

Sep 9
1 min read

Edhe pse është vetëm java e 4-ër dhe luhet të premte, Skënderbeu më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetjen e tifozëve.


Të premte në orën 18:30 Skënderbeu-Tirana është dueli që do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”, ndërkohë që bardhekuqt që vijnë pas 1 barazimi dhe 2 humbjeve radhazi, kanë nevojë për 3 pikë. Fitorja është detyrim për Skënderbeun dhe prandaj të gjithë këtë të premte pritet të jenë në stadium më shumë se asnjëherë më parë, për vetë faktin se skuadra ka nevojë për tifozët.


Nga ana tjetër tifozëria bardhekuqe është gati të mbushë shkallët e stadiumit dhe një arsye më shumë është se vjen Tirana, një rival i vjetër i Skënderbeut. Sa herë bardhebluvë kanë qenë mysafirë në juglindje, stadium ka qenë plot e përplot. E njëjta gjë pritet të ndodhe edhe të premte në orën 18:30.


Kjo është java e Skënderbeut! Kjo është java e “Ujqërve”! Forca Skënderbe! 

 

Java 4


E PREMTE 11 shtator

Skënderbeu – Tirana ORA 18:30


E SHTUNË 12 shtator

Partizani – Dinamo City ORA 16:00

Teuta – FK Vora ORA 18:30


E DIELË 13 shtator

KF Laçi – Vllaznia ORA 16:00

AF Elbasani – Egnatia ORA 18:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page