top of page

SKËNDERBEU drejt Burrelit/ Nesër 3-pikëshi e afron me superligën!

  • 1 day ago
  • 1 min read

Kategoria e parë nga ky moment, kur kanë mbetur edhe 4 javë deri në fund, nuk ka më ndeshje në ditë të ndryshme, pasi të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë.


Në këtë mënyrë java e 30-të luhet e gjitha nesër dhe të 6-të takimet startojnë në orën 15:00.


Skënderbeu këtë javë ka një sfidë shumë të rëndësishme, pasi luan në transfertën e Burrelit, atje ku pa diskuim do të kërkojë vetëm fitoren për të siguruar sa më parë superligën, ndërkohë që burrelasit ndoshta do të luajnë për skuadrat e tjera dhe do të përpiqen të ndalin Skënderbeun.


Laçi i vendit të dytë ka edhe ai një transfertë të vështirë, pasi në Fushë-Krujë e pret Kastrioti, pasi në fakt krutanët me të gjitha ekipet shfaqin cilësitë e tyre më të mira në shtëpi.


Pogradeci i vendit të tretë është e vetmja skuadër nga treshja e parë që luan në shtëpi, duke pritur Kukësin dhe pavarësisht se veriorët kanë shpresa të mëdha për të mbijetuar, do ta kenë të vështirë ndaj liqenorëve që prej shumë javësh nuk njohin as barazimin, jo më humbjen.


Më poshtë sjellim të gjitha duelet e javës së 30-të, javë e cila pritet të dhurojë emocione të shumta.

 

JAVA 30

11 PRILL (E SHTUNË)


ORA 15:00 Pogradeci-Kukësi

ORA 15:00 Kastrioti-Laçi

ORA 15:00 Burreli-Skënderbeu

ORA 15:00 Iliria-Luftëtari 

ORA 15:00 Besa-Lushnja

ORA 15:00 Korabi-Apolonia

“KORÇA BOOM”


bottom of page