Skënderbeu-Kastrioti nesër ora 13:30/ 3 dekada asnjë barazim. Ja statistikat e përballjeve, Skënderbeu superior
- Korca Boom
- 42 minutes ago
- 1 min read
Nesër në orën 13:30 starton java e 20-të e kategorisë së parë me sfidën e parë të javës atë mes Skënderbeut dhe Kastriotit në stadiumin “Skënderbeu”. Një përballje që vjen për Skënderbeun me alternativën e vetme fitoren dhe gjithë vëmendja nesër do të jetë vetëm në Korçë.
Statistikat e përballjeve të këtyre dy skuadrave në stadiumin “Skënderbeu”, janë të çuditshme, pasi të paktën në 3 dekadat e fundit, pra në 30 vite asnjë ndehsje nuk ka përfunduar në barazim. Pra sa herë Skënderbeu ka pritur Kastriotin në shtëpi, ose ka fituar Skënderbeu, ose skuadra mike, ndërkohë që shifrat e fitoreve janë të “frikshme” në favor të Skënderbeut.
Themi këtë pasi në 10 ndeshjet e fundit të luajtura në qytetin juglindor Skënderbeu është superior, pasi ka fituar 8 përballje, madje edhe me rezultate të thella. Nga ana tjetër në 10 takimet e fundit, Kastrioti ka fituar vetëm 2 herë dhe kjo tregon një avantazh në shifra për Skënderbeun.
Gjasat janë ët ëmdha që edhe nesër të mos kemi barazim në stadiumin “Skënderbeu”, ndërkohë që shifat dhe faktet e historisë janë “kokëforta”, por vetëm fusha e lojës do të tregojë nesër se kush do ja dalë.
Skënderbeu-Kastrioti 10 ndeshjet e fundit në stadiumin “Skënderbeu”:
04.05.2022 Skënderbeu-Kastrioti 2-0
18.12.2021 Skënderbeu-Kastrioti 2-1
03.03.2021 Skënderbeu-Kastrioti 0-1
25.11.2020 Skënderbeu-Kastrioti 1-2
14.04.2019 Skënderbeu-Kastrioti 4-0
03.11.2018 Skënderbeu-Kastrioti 1-0
12.03.2014 Skënderbeu-Kastrioti 3-1
22.02.2014 Skënderbeu-Kastrioti 2-0
26.04.2013 Skënderbeu-Kastrioti 2-0
31.10.2011 Skënderbeu-Kastrioti 1-0
“KORÇA BOOM”
















