Skënderbeu marshon drejt Superiores, “pushton” Gjirokastrën me tre gola
- Mar 1
- 1 min read
KF Skënderbeu Korçë vazhdon të konfirmohet si pretendent kryesor për ngjitjen në Kategoria Superiore. Korçarët triumfuan 0-3 në transfertë ndaj KF Luftëtari Gjirokastër, në sfidën e vlefshme për javën e 24-t.
Takimi u zhbllokua në minutën e 37-të nga Nasr, i cili kaloi në avantazh miqtë. Në pjesën e dytë, Skënderbeu vulosi fitoren me golat e Beshirajt në minutën e 74-t dhe Gjumsit në minutën 90+5’, duke kompletuar një paraqitje bindëse, sidomos në repartin ofensiv.
Me këtë fitore, Skënderbeu kryeson renditjen me 3 pikë më shumë se KF Laçi, që ndjek nga pas. Nga ana tjetër, Luftëtari mban vendin e parafundit dhe është vetëm 1 pikë larg KS Lushnja, që mbyll zonën “play out”, duke e bërë garën për mbijetesë mjaft të fortë.
Rezultati përfundimtar:
Luftëtari 0-3 Skënderbeu
(37′ Nasr, 74′ Beshiraj, 90+5′ Gjumsi)
Formacionet zyrtare:
Luftëtari: Tahri; Zaimi, Soares, Cereni, Mnatsakanian, Ramadani, Nyanguila, Budo, Ikeoça, Diallo, Zani
Trajner: Bledar Devolli
Skënderbeu: Dobjani, Ramos, Nasr, Beshiraj, Dumfur, Gjumsi, Estrela, Vangjeli, Janaqi, Abubakar, Shaqe
Trajner: Ernest Gjoka
JAVA 24
28 shkurt 2026 (DJE)
Apolonia-Pogradeci 1-2
Korabi-Kastrioti 1-0
Lushnja-Laçi 1-5
1 mars 2026 (SOT)
Luftëtari-Skënderbeu 0-3
Besa-Burreli 1-0
Iliria-Kukësi 1-1
"KORCA BOOM"
















