top of page

SKËNDERBEU/ Nga përballja me Ilirinë, te derbi me Pogradecin. Mësoni 5 ndeshjet e radhës të Skënderbeut, ditët, oraret zyrtare!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 2 min read

Është zyrtarizuar ditën e djeshme, kalendari zyrtar i kategorisë së parë për 4 ndeshjet e radhës, që duke shtuar edhe përballjen e Kupës së Shqipërisë të mërkurën e ardhshme do të thotë që tashmë të zyrtarizuara janë 5 ndeshjet e radhës për Skënderbeun.


Në këtë mënyrë Skënderbeu nga 19 nëntori deri më 7 dhjetor do të luajë plot 5 ndeshje, pra në harkun kohor të 18 ditëve luhen 5 ndeshje, mesatarisht një ndeshje në pak më shumë se 3 ditë.


Skënderbeu fillon të mërkurën e 19 nëntorit me parballjen e Kupës ndaj Ilirisë në stadiumin “Skënderbeu”, ndërkohë që të diel udhëton në Burrel ku do të fillojë fazën e dytë me ndeshjen e orës 13:30.


Më pas në javën e 13-të Skënderbeu do të presë Lushnjën që do të luhet të premten e 23 nëntorit, ndeshje e cila do të startojë në orën 15:30. Në javën e 14-të Skënderbeu do të udhëtojë të luajë ndaj Ilirisë dhe ky takim është parashikuar mesjavën e 3 dhjetorit në takimin që starton në orën 13:30.


Më pas në javën e 14-të ndeshja që pritet me shumë interes është ajo mes Skënderbeut dhe Pogradecit, teksa derbi juglindor do të luhet të dielën e 7 nëntorit dhe do të startojë në orën 15:30.


Më poshtë sjellim edhe tabelën e 5-së ndeshjeve të radhës tashmë të zyrtarizuara për Skënderbeun nga ana e FSHF-së.

  

JA 5 NDESHJET E RADHËS TË ZYRTARIZUARA TË SKËNDERBEUT:


KUPA E SHQIPËRISË

E Mërkurë (19.11.2025)

Ora 13:00 Skënderbeu-Iliria

 

JAVA 12

E Diel (23.11.2025)

ORA 13:30 Burreli-Skënderbeu

 

JAVA 13

E Premte (28.11.2025)

ORA 15:30 Skënderbeu-Lushnja

 

JAVA 14

E Mërkurë (03.12.2025)

ORA 13:30 Iliria-Skënderbeu

 

JAVA 15

E Diel (07.12.2025)

ORA 15:30 Skënderbeu-Pogradeci

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page