top of page

Skënderbeu nuk duhet të mbetet vetëm, momenti për reagim

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 16, 2025
  • 1 min read

A do të ketë një kundërpërgjigje nga ana e tifozëve korçarë përballë organizimit masiv të kundërshtarit? Kjo është pyetja që ngrihet përpara ndeshjes së shumëpërfolur të nesërme, ku Iliria do të përballet me Skënderbeun, një takim i shoqëruar me polemika dhe tensione që nga e kaluara.


Iliria ka nisur tashmë organizimin e tifozëve të saj, duke bërë thirrje të hapura për mbështetje në Elbasan. Në këto kushte, pritet që edhe tifozët korçarë të mos e lënë vetëm ekipin e tyre. Djemtë e Skënderbeut kanë nevojë për mbështetje nga tribuna, sidomos në një ndeshje me peshë të madhe sportive dhe emocionale.


Deri më tani nuk është vënë re ndonjë organizim zyrtar nga ana e klubit korçar, por kjo përballje mund të jetë përjashtim nga rregulli. Skënderbeu ka nevojë për një tribunë të mbushur edhe në transfertë, dhe klubi duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të organizuar udhëtimin e tifozëve, qoftë edhe përmes vendosjes së autobusëve falas.


Kanë kaluar kohë që nga vitet e arta të Skënderbeut elitar, kur tifozët ishin të shumtë në çdo transfertë dhe skuadra ndjehej gjithmonë “në shtëpi”. Ndoshta ky është momenti që ajo frymë të rikthehet. Topi tani është në fushën e klubit: vendimi duhet të merret.

"KORCA BOOM"


bottom of page