top of page

Skënderbeu “shpërthen” brenda një minute, 2-0 ndaj Kastriotit në fundin e pjesës së parë

  • Apr 19
  • 1 min read

HT Skenderbeu - Kastrioti 2-0

Shënues: Nasr 36', Janaqi 37'


Skënderbeu “godet” brenda një minute dhe mbyll në avantazh pjesën e parë.


Në stadiumin “Skënderbeu” u zhvillua sfida mes Skënderbeut dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e 31-të të kampionatit.


Skuadra korçare siguroi një avantazh të rëndësishëm 2-0 në pjesën e parë, falë dy golave të shpejtë të realizuar brenda një minute. Fillimisht ishte Nasr që zhbllokoi rezultatin në minutën e 36’, ndërsa vetëm një minutë më pas Janaqi dyfishoi shifrat, duke vënë në vështirësi mbrojtjen e Kastriotit.


Skënderbeu dominoi minutat e mbetura të pjesës së parë, duke kontrolluar ritmin e lojës dhe duke mos i dhënë shumë hapësira kundërshtarit.


Me rezultatin 2-0 u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa Kastrioti pritet të reagojë në fraksionin e dytë për të tentuar rikthimin në lojë.

"KORÇA BOOM"


bottom of page