top of page

SKËNDERBEU sot drejt Anglisë/ Nesër përballë Aston Villën për misionin historik

  • Nov 4, 2025
  • 1 min read

Aston Villa U-19 - Skënderbeu U-19 është përballja e ditës së nesërme në Angli, në ndeshjen e kthimit të UEFA YOUTH League, teksa ndeshja e parë kujtojmë që përfundoi 1-1 në stadiumin “Skënderbeu”.


Erdhi dita e ndeshjes së kthimit, teksa nesër në orën 14:00 do të jetë përballja e verdiktit final, për të zbuluar në fund kush do të kalojë më tej Skënderbeu apo Aston Villa.


Nëse ndodh për bardhekuqtë do të jetë arritja më e madhe europiane e një ekipi të tillë në këto nivele, por që sigurisht asgjë nuk është e pamundur.


Qysh dje në orët e pasdites Skënderbeu U-19 ka lënë qytetin juglindor dhe u akomodua në Durrës, ndërkohë që sot në orët e mëngjesit skuadra do të udhëtojë nga Rinasi në drejtim të Anglisë për të qenë gati nesër për ndeshjen e parë.


Sipas burimeve pranë klubit sot me skuadrën do të udhëtojnë edhe drejtuesit e klbuit ku nuk do të mungojë nesër në Angli edhe presidenti Ardjan Takaj.


Me shpresën që nesër Skënderbeu të marrë një rezultat pozitiv dhe historik të gjithë do të uronin këtë skuadër: Suksese nesër dhe të nderoni Korçën dhe gjithë Shqipërinë.

Forca “Ujqër”!

“KORÇA BOOM”


bottom of page