SKËNDERBEU U-13/ Mbyllje fantastike për 2025-ën e “Ujqërve” të vegjël. Shpallen “kampionë dimri”. Shkëlqen Kyçyku
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
U-13 Skënderbeu - U-13 Elbasani 4-0
Shënues: Kyçyku 3’, 19, 33’, Qelemeni 56’
Skënderbeu U-13 i bën një mbyllje fantastike vitit 2025 teksa edhe në ndeshjen e fundit për këtë vit ka fituar me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Elbasanit, duke blinduar kreun e klasifikimit dhe duket treguar se është skuadra më në superformë.
Puna e madhe e trajnerëve Danjel Jani dhe Genti Lilaj, ka bërë që kjo skuadër të bëjë në gjysmën e dytë të sezonit një paraqitje fantastike dhe këtë e tregojnë më së miri rezultatet.
Në ndeshjen e fundit, në atë fitore ndaj Elbasanit ka shkëlqyer padyshim një nga golashënuesit më të mirë, Kyçyku, lojtar që shënoi tregolësh dhe për këtë është shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Golin e katër e shënoi Qelemeni dhe Skënderbeu me këtë fitore ngjitet në kuotën e 27 pikëve.
Skënderbeu U-13 ka një të veçantë, pasi nuk pësoi asnjë humbje në 11-të javë të luajtura, duke shënuar 8 fitore dhe vetëm 3 barazime.
4 pikë diferencë ka me vendin e dytë që mbahet nga Pogradeci dhe më pas edhe më shumë me ekipet e tjera duke bërë “ligjin” në këtë kampionat.
Urime djemve të vegjël dhe ju urojmë më shumë suksese në Vitin e Ri 2026! Sa më shumë suksese “Ujqër” dhe nderoni fanelën bardhekuqe.
“KORÇA BOOM”




















