SKËNDERBEU U-13/ Vendi i 3-të në Shqipëri për këta “Ujqër”. Bravo djema!
- 4 days ago
- 1 min read
Sot ka përfunduar kampionati kombëtar i superligës U-13, ku pas fazës së fundit Skënderbeu U-13 është renditur në vendin e tretë dhe padiskutim që është një sukses i jashtëzakonshëm për këta djem që përfaqësuan me dinjitet në këtë sezon të gjatë ngjyrat bardhekuqe.
Kujtojmë që pas ndeshjeve të grupeve Skënderbeu u shpall kampion në grupin e vet dhe më pas në 14-të ndeshjet e zhvilluara për tu shpallur fituesi kjo skuadër grumbulloi 24 pikë dhe u rendit në vendin e tretë.
Një punë e jashtëzakonshme këtë sezon nga trajnerët Danjel Jani dhe Genti Lilaj dhe një punë e madhe edhe nga këta djem që shikoni në foto duke u renditur jo pak, por në vendin e tretë, duke bërë që emri Skënderbe të jetë në elitën e futbollit shqiptar.
Urime djema! Urime stafit teknik! Urime Skënderbe!
Suksese në edicionin e ardhshëm “Ujqër”!
“KORÇA BOOM”

















