top of page

SKËNDERBEUN nuk e ndal as Besa/ Vendos Dejvid Janaqi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

SKËNDERBEU - BESA 1 - 0

(Janaqi 75')


NDESHJA: Është mbyllur 1-0 ndeshja mes Skënderbeut dhe Besës. 90 minutat e zhvilluara në Korçë kanë nxjerrë fitues vendasit.


Një ndeshje me raste dhe interesante mes skudrave, me korçarët që vetëm në minutën e 75-të të sfidës ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës. Goli vendimtar u shënua nga Janaqi, i cili kështu i jep një 3 pikësh tjetër skuadrës së Ernest Gjokës.


“Ujqërit e Dëborës” vazhdojnë të kryesojnë me 22 pikë edhe pas kësaj jave, ndërkohë Besa vazhdon të mbetet në zonën e ftohtë të klasifikimit, teksa ndodhet në kuotën e 4 pikëve


Kategoria e Parë: Java e 8

Stadiumi: “Skënderbeu”

Formacionet zyrtare:


Skënderbeu: Alia, Ramos, Nasr, Dumfur, Estrela, Vangjeli, Janaqi, Musa, Zenullari, Abubakar, Tajo. Trajner: Ernest Gjoka


Besa: Dema, Kapo, Beqja, Çinendu, Migone, Abdulllai, Nurja, Danaj, Spahiu, Kordeiro, Lima. Trajner: Shpëtim Duro

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page