top of page

SMS të rreme për gjoba makinash, qytetarët paralajmërohen për mashtrimet online

  • Apr 8
  • 1 min read

Policia e Shtetit ka apeluar qytetarët për të qenë të kujdesshëm ndaj një skeme të re mashtrimi që po qarkullon përmes mesazheve SMS në celular.


Mesazhet mashtruese paraqiten si njoftime zyrtare nga programi qeveritar e-Albania për pagesat e gjobave të automjeteve. Ato përmbajnë linqe të falsifikuara që drejtojnë përdoruesit drejt faqeve të rreme, me qëllim marrjen e të dhënave personale dhe atyre bankare.


Policia nënvizon se qytetarët nuk duhet të klikojnë mbi linket e dyshimta dhe të mos japin informacione të ndjeshme përmes faqeve të pasigurta. Autoritetet rekomandojnë që çdo pagesë të bëhet vetëm përmes kanaleve zyrtare dhe të verifikohet çdo komunikim që duket i dyshimtë.


Ky paralajmërim vjen si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur qytetarët nga mashtrimet elektronike, të cilat mund të kenë pasoja serioze financiare dhe ligjore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page