top of page

SOT dita e madhe/ Club d’Escaldes-Skënderbeu starton në orën 14:30 në Andorrë. Suksese “Ujqër”!

  • Sep 17, 2025
  • 1 min read

Ekipi U-19 i Skënderbeut e thënë ndryshe kampionia e Shqipërisë ka zbritur qysh dje në Andorrë, pasi sot në orën 14:30 do të zhvillojë ndeshjen e parë në historinë e saj në UEFA Youth League.


Të rinjtë korçarë do të sfidojnë Inter Club d’Escaldes U-19, në raundin hapës të këtij kompeticioni prestigjioz evropian për moshat.


Ky debutim shënon një moment të veçantë për klubin bardhekuq, i cili për herë të parë përfaqësohet në arenën ndërkombëtare nga ekipi i të rinjve.


Përballja e sotme e orës 14:30 ka ngjallur kureshtje të madhe, jo vetëm te tifozët korçarë, por edhe në mbarë opinionin sportiv shqiptar.


Suksese “Ujqërve të vegjël” dhe duam fitoren në Andorë!

“KORÇA BOOM”


bottom of page