Sot Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë, Kryetari i Këshillit të Qarkut, urim special!
- 2 days ago
- 1 min read
Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Petrika Tollkuçi, ka shkruar këto reshta dhe ka postuar foton e mëposhtme në Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë.
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, po sjell një foto të disa muajve më parë, nga një event që mblodhi gazetarët, radiokronistët dhe fotoreporterët sportivë – profesionistë që kanë dhënë shumë për sportin dhe për promovimin e vlerave sportive në qarkun e Korçës.
E dimë se gazetaria sportive është një profesion që kërkon pasion, përkushtim, sakrifica dhe përgjegjësi. Përmes punës së tyre, ata kanë përcjellë emocionet e garave, sukseset e sportistëve dhe historinë e sportit në qarkun tonë.
Me mirënjohje kujtoj dhe falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite: Petrit Spaho (i ndarë nga jeta), gazetari i parë sportiv; Tonin Frroku, Vasillaq Çikopana, Koço Lilo, Albert Aliko, Pëllumb Starova, Llazi Saro, Romeo Xinxifi, Leonard Trebicka, Gëzim Hashimi, Thanas Gjata (i ndarë nga jeta), Ilir Jano, Redi Dandallaku, Ildi Merolli, Enea Përrenjasi dhe Albana Çakshiri.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, respekt dhe mirënjohje!
“KORÇA BOOM”
















