Sot kampionia e madhe Alma Thano feston 64-ër vjetorin e lindjes!
- Apr 10
- 1 min read
Alma Thano Floqi është një nga emrat të njohur të atletikës korçare dhe asaj shqiptare.
Atletja që ka bërë historinë e garave të shpejtësisë 100-200 metra. Në garën e 100 metrave është kampione e vendit ashtu siç është e tillë edhe në shumë gara të stafetës 4X100 metra.
Alma Thano është fituese e medaljeve të arta në dy spartakjadat kombëtare në garat e stafetës 4X100 metra. Atletja korçare ka qënë në majën e garave të shpejtësisë edhe në kushte kur në këto gara kanë vrapur bashkë me të një grup atletesh të njohura të ekipeve të tjera.
Sot kampionia korçare feston 64 vjetorin e lindjes dhe Kolibri.al i uron shëndet pranë familjes së saj dhe të dashurve.
Stafi i portalit “Korça Boom” i uron Alma Thanos në këtë ditë të veçantë: Gëzuar dhe jetë të gjatë kampione!
“KORÇA BOOM”

















