SOT rikthehet superliga/ Skënderbeu për pikë në Durrës, ja dy përballjet e mbrëmjes së sotme!
Erdhi dita e startit të superligës teksa sot pas thuajse 3 javësh ndërprerjeje rikthehet emocionet e futbollit shqiptar me dy ndeshje të javës së 6-të.
Sot është dita e Skënderbeut, teksa në orën 18:30 luan ndeshjen e radhës në Durrës ndaj Teutës kryesuese të supërligës. Sigurisht ëstë nga ato përballje të vështirësisë së madhe, por Skënderbeu do të zbresë në fushë sot për të mos dalë pa pikë.
Po sot në të njëjtën orë luhet edhe në Elbasan ku vendasit do tëp resin Vorën dhe me këto dy takime do të mbyllet dita e sotme.
Më pas nesër luhen 3 ndeshjet e tjera të kësaj jave, teksa kurbinasit do të presin në shtëpi kampionët në fuqi Egnatian, takim që do të statojë në orën 13:30. Më pas në orën 18:30, luhen dy ndeshjet e fundit, ku derbi Partizani-Tirana dhe në Shkodër, Vllaznia-Dinamo janë dy përballjet e fundit të javës.
JAVA 6
10 tetor (SOT)
Elbasani-Vora Ora 18:30
Teuta-Skënderbeu Ora 18:30
11 tetor (E Diel)
Laçi-Egnatia Ora 13:30
Vllaznia-Dinamo Ora 18:30
Partizani-Tirana Ora 18:30
“KORÇA BOOM”
















