top of page

SPAK arreston oficerin e Antiterrorit, dyshohet për korrupsion dhe nxjerrje sekreti

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Është publikuar fotoja e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i arrestuar së fundmi nga SPAK për përfshirjen e tij të dyshuar në një grup të organizuar kriminal, i goditur nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane.


Igli Haxhiaj akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Dyshohet se, gjatë periudhës kur ka konsumuar këto vepra penale, ai ka qenë pjesë e strukturave të Forcave Operacionale.


Operacioni ndërkombëtar, i zhvilluar në Itali, Shqipëri, Angli dhe Francë, synonte goditjen e trafikut të drogës dhe të rrjeteve kriminale të lidhura me të. Gjykata e Breshias ka lëshuar gjithsej 24 masa sigurie, prej të cilave 10 janë ekzekutuar në territorin italian.


Në Tiranë, me urdhër të SPAK, është arrestuar oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj, i dyshuar për lidhje me klanet shqiptare të trafikut të drogës. Sipas hetimeve, ai akuzohet se ka dekonspiruar informacione dhe hetime të rëndësishme gjatë kohës që ushtronte detyrën në Forcat Operacionale.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page