top of page

SPAK i dorëzon Policisë së Shtetit dhe Interpol-it 24 urdhër-arreste, nis administrimi shtetëror i rreth 500 aseteve të bllokuara

  • 1 day ago
  • 1 min read

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u ka dorëzuar Policisë së Shtetit dhe Interpolit 24 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për dy dosje të rëndësishme të krimit të organizuar, atë të njohur si “Aruba” dhe dosjen që lidhet me trafikimin e rreth 50 tonëve kokainë.


Ndërkohë, për afro 500 asete të sekuestruara në kuadër të këtyre hetimeve, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka nisur procedurat për emërimin e administratorëve shtetërorë.


Pasuritë përfshijnë biznese, shoqëri tregtare, hotele, prona të paluajtshme, llogari bankare dhe asete të tjera me vlerë të konsiderueshme ekonomike.

"KORÇA BOOM"


bottom of page