top of page

SPAK kërkon arrestimin, Këshilli i Mandateve vendos sot për Ballukun

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizim për arrestimin e numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku.


Mbledhja parashikohet të nisë në orën 10:30, por 10 anëtarët do të ulen në tryezë pa u njohur me provat e SPAK përmes së cilave kërkon arrestimin e Ballukut.


Partia Demokratike dhe kryeparlamentari Niko Peleshi janë përfshirë në debate sa i takon kësaj USB-je, e cila është kyçur në kasafortën e protokollit me argumentin se materialet janë sekret hetimor.


Gjatë mbledhjes pritet të diskutohet, edhe me prokurorët e SPAK, se si do të trajtohen këto materiale.


Ndërkohë, në relacionin e dorëzuar në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut, SPAK rendit edhe arsyet se përse kërkon arrestimin e saj. Balluku dyshohet se ka manipuluar 12 tenderë me vlerë 1.2 mld euro, u ka bërë presion dëshmitarëve dhe rrezikon të bëjë krime më të rënda për shkak të personalitetit, renditet në relacionin e SPAK.


Në mbledhje, zv.kryeministrja ka të drejtë të paraqitet vetë ose me avokat mbrojtës për tu mbrojtur. Ndërkohë, në mbledhje marrin pjesë dhe prokurorët e SPAK që paraqesin provat se pse duan ta arrestojnë zëvendëskryeministren që ka edhe mandat deputeti./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page