top of page

SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e njohur për shkelje të funksionit publik

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Prokuroria e posacme ka marrë te pandehur kryetaren e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufin.


Sipas akuzës së ngritur nga SPAK ndaj saj rëndon vepra penale e 'Përdorimit i funksionit publik për veprimtari politike'. 


SPAK e akuzon Bufin sipas nenit 328/a/3 të Kodit Penal “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike”, një vepër që lidhet me shfrytëzimin e pushtetit vendor për interesa politike dhe jo institucionale, raporton Timoni.al.


Sot, dosja është regjistruar zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme, duke vulosur përfundimin e hetimit dhe kalimin e çështjes në fazën e gjykimit.


Kjo do të thotë se SPAK ka mbyllur të gjitha veprimet hetimore dhe ka vendosur se provat janë të mjaftueshme për ta çuar rastin përpara trupës gjykuese.


Majlinda Bufi, një nga emrat e njohur të pushtetit vendor në Roskovec, përballet për herë të parë me akuzë penale të SPAK, çka pritet të krijojë lëvizje të forta politike në qark dhe në nivel qendror.


"KORCA BOOM"

ree

bottom of page